Thirrjet e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës u dëgjuan kështu në foltoren e Parlamentit, pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e demokratëve për interpelancë urgjente me Kryeministrin, lidhur me kërkesat e protestës.
Mazhoranca zgjodhi të përcjellë mesazhin se nuk intimidohet nga thirrjet që vijnë nga bulevardi.
Bashkë me interpelancën, mazhoranca rrëzoi edhe dy kërkesat e demokratëve për mocion me debat mbi kërkesat e protestuesve, si dhe për rezolutën e Parlamentit Europian mbi Shqipërinë.
Pjesë të debatit demokratët bënë edhe të ashtuquajturin “Albanian Files”, duke akuzuar Kryeministrin se përmes marrëdhënieve personale me arkitektë të huaj po e trajton Shqipërinë si çifligun e vet, në anashkalim të ligjit.
PS qëndroi e fokusuar te protesta, pa kursyer parashikimet. Për “Albanian Files”, PD deklaroi se do të kërkojë komision hetimor parlamentar. (A2 Televizion)