“Thellësisht i tronditur”, ministri Lamallari reagon pas aksidentit fatal: Momente të tilla të shërbejnë si thirrje për drejtuesit e mjeteve

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 18:09 | Politikë

“Thellësisht i tronditur”, ministri Lamallari reagon pas

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është shprehur thellësisht i tronditur nga aksidenti fatal në aksin rrugor Kashar - Tiranë, të autobusit të linjës Berat - Tiranë, nga i cili ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë lënduar 13 persona të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi, për humbjen e të shtrenjtit të tyre, si dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë personave të lënduar.  Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në vendngjarje menjëherë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik”, shkruan Lamallari në një shënim në rrjetet sociale.

Momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë dhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën”, vijon ministri i Brendshëm.

“Thellësisht i tronditur”, ministri Lamallari reagon pas (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos