Bllokoi Foltoren, Lulzim Basha përjashtohet nga seanca parlamentare

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 11:10 | Politikë

U duk se Kuvendi po i rikthehej normalitetit, mirëpo Rithemelimi “ia la stafetën”, Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. Ky i fundit ishte protagonisti i seancës së kësaj të enjteje, ku zgjodhi të bllokonte Foltoren e Kuvendit. Mirëpo, një vendim i tillë i kushtoi kryedemorkatit përjashtimin nga seanca parlamentare.

“Edhe njëherë z.Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores. E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua Lindita Nikolla. 

Me ndryshimet e rregullores, Basha rrezikon përjashtimin deri në 60 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos