"Debat shterpë", Gjekmarkaj braktis emisionin e “Debat” nga Alba Alishani, përgjigjen ia jep moderatorja

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 21:40 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u largua nga studio e “Debat” nga Alba Alishani pasi, sipas tij, po zhvillohej një debat shterpë mbi Partinë Demokratike.

“Po ta dija që tema do të ishin çështjet e një debati që nuk ekziston, nuk do të kisha marrë pjesë në këtë panel të respektuar. Unë mendova se do të diskutohej për raportin opozitë-qeveri. Nuk u përgjigjem më ftesave të tilla, jam i gatshëm të vij sa herë të doni për debate me ministrat, për inceneratorë dhe skandale, por jo për debate shterpë. PD-ja e ka konsumuar historinë e vet të konfliktit, është në betejë dhe e bashkuar tashmë. Ju më futët në labirintet që donit vetë. Ju uroj natën e mirë”, tha Gjekmarkaj.

E menjëhershme përgjigjja e moderatores së emisionit: “Debatet nuk kondicionohen as nga të ftuarit, as ne nuk kondicionojmë panelistët. Ky është aktualiteti dhe besoj që nuk është e drejtë akuza për ta quajtur shterpë debatin shterpë sepse asnjëherë në këtë studion nuk janë bërë debate shterpë dhe të paarsyeshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos