Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se moslejimi i intervistës së Ilir Metës për emisionin “Off the Record” është “censurë” dhe “akt i rëndë nga qeveria”.
“Po kur shkojnë seancat gjyqësore, që ka shumë punë Drejtoria e Burgjeve për të bërë, si do e bëjnë këtë punën? Si do e bëjnë transferimin e të paraburgosurit në seancat gjyqësore? Kjo është tallje. Kjo është skandaloze”, tha fillimisht Teliti.
“Besoj që është nga të paktat tema që mund të biem të gjithë dakort. Është diçka absurde, por është antikushtetuese mbi të gjitha. Kushdo qoftë ai qytetar, femër apo mashkull, çdo lloj krimi për të cilin ai mund të jetë në hetim e sipër, nuk i mohohet një e drejtë kushtetuese e vetja. Është censure. Më gjeni ju në cilën pjesë të Kushtetutës shqiptare flitet për censurën përveçse kur flitet për ta ndaluar censurën. Këtu censura bëhet hapur dhe bëhet me shkresë zyrtare shtetërore. Kjo është e bukura dhe e forta. Kush mban përgjegjësi për këtë gjë? Ai që ka firmosur ky drejtori i burgut që ka firmosur këtë gjë, në mënyrë të papërgjegjshme. Çfarë pranon ky? S'paska kontroll në punën e vet në burg. Çfarë pranon ky nën rreshta realisht? Që po të vijnë dy gazetarë me një kameraman që do mbajë njëri kamerën dhe njëri mikrofonin, aty do bëhet name? Dhe ky nuk paska situatë kontrolli brenda në burg. Është diçka absurde, nuk ka shpjegim. Kjo shpjegohet vetëm me motive politike”, tha Teliti.
(A2 Televizion)