Kushtetuesja mban SPAK pezull, gjyqtarët kërkojnë kohë, shtyhet sërish vendimmarrja për Ballukun

Nga Ervin Koçi
3 Shkurt 2026, 17:59 | Politikë

Gjykata Kushtetuese nuk mundi sërish të jepte një vendim për çështjen Balluku. Orët në dhomë këshillimi nuk ishin të mjaftueshme as këtë herë që gjyqtarët të krijonin bindjen e tyre për fatin e ankimit të Edi Ramës. Kësisoj, konflikti institucional ndërmjet Kryeministrit dhe SPAK dhe pyetja e kreut të qeverisë nëse një organ gjyqësor mund të pezullojë nga detyra një ministër, vijon të mbetet pa përgjigje.

Afatet ligjore parashikojnë se Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për t'u shprehur me vendim, nga momenti i mbylljes së seancës gjyqësore që sipas kalendarit, përkon me 23 shkurtin. Por nëse me afatet e tyre, Gjykata është konform parashikimeve, pasoja e krijuar me vonesën e vendimit lidhet me një kërkesë tjetër të SPAK, por për zëvendëskryeministren Balluku.

Maxhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të shtyjë pa afat mbledhjen deri në një vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kësisoj, edhe kërkesa për heqjen e imunitetit vijon të mos shqyrtohet nga Kuvendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos