Juristi Sefa: PS i bashkoi votat me PD për reformën zgjedhore, sot nuk i duhet se i ka 84 vota

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 21:12 | Politikë

Juristi Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se mazhorancës nuk i duhet opozita për Reformën Zgjedhore, pasi sot i ka 84 vota.

“PD-ja e ka mendjen te detajet që nuk janë thelbësore. Është e vërtetë që komisioni bipartisan duhet të jetë me veto e të gjitha me radhë, por kjo vlen kur mazhoranca nuk i ka 84 vota. Kur nuk i ka, mazhoranca do detyrohet të marrë një projekt të propozuar dhe të dakordësuar nga të gjitha palët. Sot, mazhoranca i ka 84 vota. Opozita është e “dënuar” sot që të bëjë një projekt të përgjithshëm të vizionit të saj për ndarjen administrative”, tha Sefa.

Juristi shtoi se “mazhoranca e ka projektin gati dhe opozita duhet të bindë qytetarët që ky projekt i mazhorancës rrit numrin e punonjësve dhe nuk sjell efektivitet”.

“Duhet t’i radhisë të gjitha opozita. Për Reformën Zgjedhore të kaluar, mazhoranca nuk i kishte 84 vota. Ishte e detyruar të bënte një Reformë Zgjedhore në bashkëpunim me të gjitha palët në Parlament. PD-ja atëherë depozitoi ndryshimet ligjore në Parlament që në vitin 2023. Kanë qenë ndryshime të detajuara. Erdhi PS-ja, propozoi një variant i cili do bënte primin. PD-ja e refuzoi dhe tha se listat e hapura janë të pandryshuara. Nuk u ra dakord edhe me propozimin për ta bërë 7000 vota pragun elektoral. Diskutimi ishte i gjithë te votimi elektronik dhe votat me postë. Çfarë bëri mazhoranca? Mbylli komisionin, duke thënë se i mbaroi afati pa produkt, shpiku një mekanizëm parlamentar, Grupin e Dialogut. U mblodh dhe votuan ndryshimet që i vunë kazmën listave të hapura. Rama atëherë e bëri se nuk kishte 84 vota, tani nuk ka më nevojë as për opozitën, ia vë vetë kazmën”, shtoi Sefa.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos