“Cenon besueshmërinë e raporteve”. PD letër donatorëve: Mos merrni për ekspertizë për Shqipërinë Linda Ramën

Nga Anesti Barjamemaj
4 Nëntor 2024, 15:33 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër të gjithë bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë. Në letrën drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj.

Demokratët kërkojnë prej tyre që të mos marrin më për ekspertizë, Linda Ramën, bashkëshorten e Kryeministrit Edi Rama, shkruan A2 CNN.

“Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje, analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë për sa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit”, deklarojnë demokratët.

Sipas deputetëve të PD, ekspertiza e zonjës Rama cenon besueshmërinë e raporteve dhe sipas tyre është në konflikt të hapur interesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos