Melodia nuk ka qenë pika e fortë e Lulzim Bashës, por kjo nuk e ka shtyrë të ndrydhë pasionin për këngën. Me largimin nga PD, ka hequr dorë nga formati zyrtar duke ndryshuar edhe preferencat në zhanret muzikore.
Pak më herët, Rama nuk ja la “seen” thirrjen për ta faktorizuar, përkundrazi i dedikoi një hapësirë tek komunikimi i tij “Sy m’sy”.
Duke e paragjykuar si Bashën e 17 majit, Rama nuk e fsheh që është surprizuar nga formati i ri i Lulzim Bashës, shkruan A2 CNN.
I kënaqur nga ky reagim, me buzëqeshjen që firmos imazhin e tij në politikë, Lulzim Basha tregon që jo vetëm është zgjuar, por ka marrë edhe timonin në dorë.
Pas Bashës, Edi Rama u mor edhe me dy figura të Aleancës për Shqipërinë madhështore, Kujtim Gjuzin dhe Selami Jenisheri. (A2 Televizion)