Mbrojtësi kuqezi, operohet Mitaj: Do të kthehem më i fortë

Nga Erald Kodhelaj
18 Mars 2025, 13:57 | Politikë

Mbrojtësi kuqezi, operohet Mitaj: Do të kthehem më i fortë

Vetëm pak ditë përpara debutimit të Kombëtares në Londër, Mario Mitaj udhëtoi drejt Anglisë, por jo për ndeshjen.

Mbrojtësi, i cili është një prej mungesave të mëdha në Uembli, i’u nënshtrua operacionit, pas problemeve të vazhdueshme me pubalgjinë.

Ai e kreu ndërhyrjen për ti dhënë fund lëndimit që e ka shqetësuar vazhdimisht gjatë këtij sezoni. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mitaj konfirmoi se operacioni shkoi mirë, shkruan A2 CNN.

“Është momenti të mendoj të rikuperohem sa më shpejt dhe të kthehem më i fortë se kurrë për ekipin dhe vendin tim”, ishte mesazhi i Mitajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos