Debati për tragjedinë e Durrësit, PS flet për "të fortët" e lagjes, Berisha: I keni patronazhist

Nga Ervin Koçi
4 Maj 2026, 23:03 | Politikë

Tragjedia e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë, u kthye në përplasje politike në Kuvend. Sali Berisha akuzoi socialistët për mbështetje politike të autorit, ndërsa shumica kërkoi forcim të reagimit të policisë dhe ndryshime në Kodin Penal, për ta trajtuar raste të tilla si vrasje me dashje, shkuran A2CNN. 

Solemniteti për ngjarjen tragjike të Durrësit përfundoi shpejt, ku politika filloi të drejtonte gishtin se ndaj kujt rëndonte përgjegjësia. Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit ngriti akuzën se autori i vrasjes së dy fëmijëve ishte person me mbështetje politike nga socialistët.

Berisha u shpreh: “Ai duhej arrestuar 10 herë, por nuk desha të zgjatem në këtë pikë. Dhe nuk u arrestua asnjëherë sepse ishte terrorist i votave”.

Fjalët e Berishës erdhën si replikë ndaj qëndrimit të Taulant Ballës i cili më herët nga foltorja e Kuvendit kishte kritikuar uniformat blu duke kërkuar shembuj mes të fortëve.

Taulant Balla tha: “Kam edhe një thirrje për Policinë e Shtetit e cila këtë rast duhet ta analizojë me shumë vëmendjen. Këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembuj të gjithë, këta  të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë”.

Sali Berisha tha: “Po të fortit janë patronazhist të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhit. Nuk ka të fortë që si bën dot zap policia, por ka policisë të bërë zap nga të fortit e partisë”.

Vepra për të cilën po hetohet autori nuk e rëndon pozitën e tij penale, për shkak se Kodi nuk ka të parashikuara dënime për krime të tilla tragjike.

Erion Braçe u shpreh: “Kjo nuk është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë! Kjo është vrasje! Nëse ne duam të bëjmë diçka në këtë aspekt, gjëja e parë dhe themelore që duhet të bëjmë, është që ndryshimet e reja në Kodin penal të riforlumlohen, pikërisht aktet të tilla si vrasje me dashje. Një i dehur që nget makinën edhe kur ndalohet nga ligji, hynë në rrugë për të vrarë, e për të vrarë me dashje!

Thirrja e Erion Braçes gjeti dakordësinë e kolegëve socialist të cilët u shprehën se në Kodin e Ri penal, ngjarje të tilla do të adresohen si vepra të rënda penale dhe jo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugë me pasojë vdekjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos