Demokratët nuk lejojnë raportimin e Endri Shabanit në Kuvend, ndërpritet seanca

Nga Fjorela Beleshi
20 Korrik 2026, 15:26 | Politikë

Demokratët nuk lejojnë raportimin e Endri Shabanit në Kuvend,

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të mos lejuar Avokatin e Popullit, Endri Shabani, që të raportojë.

Sipas tyre Shabani nuk mund të flasë para deputetëve për shkak se çështja e emërimit të tij në këtë detyrë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkruan A2 CNN

“Shabani është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe sa kohë çështja është në kushtetuese nuk mund të raportojë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për një pushim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos