Dënimi i Salianjit, Berisha: Rama i shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 20:43 | Politikë

Dënimi i Salianjit, Berisha: Rama i shpalli luftë të hapur

Në një mbledhje urgjente të Kryesisë së Partisë Demokratike pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë Partisë Demokratike, shkruan A2 CNN.

“Kryesia e Partisë Demokratike është thirrur me urgjencë pas një ngjarje të parashikuar, por të pa ndodhur që prej viteve të zeza të diktaturës e deri më sot në Shqipëri. Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja, trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të një prej klaneve më të fuqishme, të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me këtë akt, Edi Rama i shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike, i shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.

Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, e verbër, e klaneve më të egra mafioze, të cilat, midis një prite diku në errësirë zgjodhën narkoshtetin për ti dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin”, u shpreh Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos