“Dënoj sulmin e banditëve ndaj Berishës”, Meta reagon pas protestës: Rama i zhytur në panik të thellë

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 23:03 | Politikë

“Dënoj sulmin e banditëve ndaj Berishës”, Meta

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi protestën e sotme të opozitës në bulevard, duke theksuar që qytetarët treguan kurajë duke u përballur me "narko-regjimin", "narko-policët", dhe "banditët me uniformë", që sipas tij ushtruan dhunën më të egër ndaj shqiptarëve të lirë.

Meta dënoi atë që e konsideroi si sulm ndaj kreut të PD Berisha, që sipas tij dëshmon panikun ku është zhytur Rama, shkruan A2CNN. 

Falenderim të përzemërt për mijëra qytetarë nga mbarë vendi që protestuan me kurajë dhe u përballën në Tiranë me Narkoregjimin e Edi Ramës, që me narkopolicët dhe banditët me uniformë, ushtruan dhunën më të egër ndaj shqiptarëve të lirë. Marshimi paqësor dëshmoi me zërin më të fortë edhe njëherë sot se populli është sovrani i vetëm dhe i padiskutueshëm dhe as dhuna kafshërore, as banditizmi i narkopolicëve nuk e ndalin dot kurrë Ndryshimin. Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e banditëve me uniformë ndaj liderit të Partisë Demokratike dhe opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha dhe që dëshmon qartë panikun shumë të thellë ku është zhytur Edi Rama. Liria do të triumfojë shumë shpejt sepse populli është i pamposhtur dhe më i vendosur se asnjëherë!”, shkruan Meta në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos