“Shumë zhurmë për asgjë!”, Gjyli: Protestat i shërbejnë vetëm Berishës

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 22:22 | Politikë

Pedagogia Arsejda Gjyli duke komentuar protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, tha në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj në A2CNN se ky tubim i ka shërbyer vetëm Sali Berishës, për të legjitimuar mungesën e garës në PD.

Sipas Gjylit protesta e sotme në bulevard ishte në numra të ulëta dhe ishte e barazvlefshme me shprehjen “shumë zhurmë për asgjë”.

Protesta, njëjtë si zgjedhjet dhe fati i zgjedhjeve brenda PD-së, duket që s’kanë ndjekur një kurbë të këtij të progresioni që do sillte rritje jo vetëm në numër, por edhe të shpresës te qytetarët. Këtu duket sikur i gjithë situacioni politik dhe mënyra se si Berisha e vrau totalisht shpresën e demokratëve për të patur zgjedhje të lira brenda PD-së, vrau alternativën brenda PD-së. Kjo pasqyrë e kësaj proteste, e reflektuar edhe në numra, që është një numër i ulët. Nuk janë kushtet atmosferike që e bëjnë qytetarin të mos shkojë në protestë, pasi një qytetar që do të sjellë ndryshimin, s’ka kushte atmosferike që ta ndalin. Protestat kanë qenë aksione që i shërbejnë z.Berisha për të legjitimuar mungesën e garës brenda PD-së më 23 maj, për të thënë që jam akoma në aksion, jemi në kilometrin e fundit, dhe s’kemi nevojë për alternativë, dhe shkojmë në një formë gati-gati referendare në konfirmimin e një individi që s’lejon garën brenda. Këto protesta janë baraz me atë shprehjen shumë zhurmë për asgjë”, shprehet Gjyli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos