
Një protestues po merret me ambulancë në selinë e Partisë Demokratike, duke u transportuar në spital.
Bëhet fjalë për një të moshuar që u përfshi në përleshjet me policinë, gjatë tentativës për të marshuar nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, raporton A2CNN.

Tre efektivë të FNSH janë paraqitur gjithashtu me lëndime në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia përdori makinë ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hodhën gaz lotsjellës në drejtim të efektivëve.
(A2 Televizion)