
Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu në mbyllje të protestës së PD para Kryeministrisë theksoi se nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.
Kreu i Partisë Demokratike theksoi që jemi në betejë me moton “Ja të vdesim ja të rrojmë për liri”, shkruan A2CNN.
“Sot regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do ketë gjithë përgjegjësitë që meriton. Miq, s’ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë! Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ‘Ja të vdesim ja të rrojmë për liri’”, tha Berisha, duke mos dhënë një datë për protestën e radhës të opozitës.
Gjatë protestës së sotme të opozitës pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët përdoren ujë me presion për të penguar turmën që të zhvendosej nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme. (A2 Televizion)