Deputetët e rinj “në shkollë”, të vjetrit sërish në fushatë, Rama u lë 3 porosi socialistëve

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 19:15 | Politikë

Deputetët e rinj “në shkollë”, të vjetrit

Tre janë porositë që kryeministri Edi Rama u ka shqiptuar socialistëve gjatë fjalës në festën e fitores, e të cilat duhen vënë në zbatim gjatë mandatit të katërt.

Shefi i qeverisë deputetëve rishtar në Kuvend u kërkoi t’u rikthehen “studimeve” në Akademinë Politike të PS, ndërsa veteranëve që drejtuan socialistët në qarqe gjatë fushatës së 11 Majit u bëri thirrje të përgatiten për zgjedhjet lokale.

"Përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë. Akademia Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. Udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohen 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne”, tha Rama.

Më tej kryeministri kërkoi që të organizohen “disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të katërt”.

Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos