Reforma zgjedhore ka rinisur procedurat nga fillimi në grupin e dialogut mes PS dhe demokratëve të Rithemelimit, teksa mbetet jashtë lojës Lulzim Basha.
Formatin që e riktheu në qendër të diskutimit me palën kundërshtare, Oerd Bylykbashi e vlerëson të drejtë.
“Sot raportet politike janë më drejtë. Të gjitha çështjet do të diskutohen aty pavarësisht nëse janë diskutuar më herët.”
I mandatuari i Sali Berishës tregon se ambicia e opozitës shkon përtej kodit elektoral, teksa nënvizon nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
Një propozim tjetër, i shprehur edhe më parë, është detyrimi I qytetarëve për të votuar, përtej vullnetit personal të secilit.
I pakënaqur është me drejtësinë sa i përket ndëshkimit të krimeve zgjedhore. Për këtë arsye kërkon ashpërsim të masave.
Nga mazhoranca nuk pati prononcime publike pas mbledhjes, ku 6 anëtarët e grupit të dialogut caktuan 4 ekspërtët të cilët do të përgatisin planin e punës.
Ndërsa, iu la detyrë kryetares së Kuvendit që t’i kërkojë asistencë OSBE/ODIHR-it, me ekspertë për adresimin e çështjeve të legjislacionit zgjedhor.
(A2 Televizion)