Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi.
I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së, dhe mundësisë për të shpallur votat e Greqisë të pavlefshme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh me bindje çfarë ka administruar KQZ brenda vendit është bërë konform rregullave.
“Jua them me bindje, çfarë ka administruar KQZ brenda territorit, është bërë ok, çfarë është bërë jashtë vendit nuk di të them”, tha Celibashi.
Por ajo që dinte të thoshte Celibashi ishte një përgjigje për pretendimet e PD, se manipulimi i votave provohet nga mbështetja e socialistëve përtej normales, në kutitë e votimit të diasporës.
“Ato janë mbushur në mënyrë rastësore nga stafi i KQZ, nuk i përkasin një zone zgjedhore të caktuar”, shtoi ai.
Mes sqarimeve të Celibashit ishte edhe ajo mbi mospërputhjen e numrit të fletëve të votimit nga diaspora me zarfet e raportuara fillimisht nga KQZ.
“201795 numri i fletëve të vlerësuara nga KQZ prej të cilave 199824 janë fletë votimi të vlefshme, të tjerat të pavlefshme. 353 zarfe kanë ardhur në Shqipëri jo përmes DHL, 6 dorazi në KQZ që janë mbajtur në protokoll dhe nuk janë administruar”.
I gjithë procesi i numërimi të votave të diasporës prodhoi një mandat më shumë për socialistët në Vlorë, ndërsa efektin më të madh duket se edha mes kandidatëve në listën e hapur.
(A2 Televizion)