“Dielli lind andej nga perëndon”, Rama: Konferenca Ndërqeveritare me BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 08:23 | Politikë

“Dielli lind andej nga perëndon”, Rama: Konferenca

Kryeministri Edi Rama, përmes një shënimi në rrjetet sociale e konsideron një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile e çeljes së fazës mbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE, përkon me 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, shkruan A2CNN. 

Kryeministri e cilëson Frashërin si “udhërrëfyesi gjenial i aspirates sonë shekullore drejt ‘Diellit që lind andej nga perëndon”.

"Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”. Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë", shprehet kryeministri në postimin e tij. 

"Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar", vijon postimi. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos