Në ditën e gjashtë të protestës, mijëra qytetarë marshuan nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa tubime të ngjashme u shtrinë edhe në Vlorë, Korçë e deri në Gjermani.
Teksa kryeministri po takonte banorët e Zvërnecit për t’u shpjeguar se çfarë do të ndodhtë në plazhin shumë afër banesave të tyre, në Tiranë nisi marshimi në ditën e gjashtë.
Nisja edhe këtë herë ishte nga sheshi Skëndërbej për t’u stacionuar më poshtë zyrës së Edi Ramës në bulevardin dëshmorët e kombit.
Protestuesit edhe në këtë ditë të gjashtë ishin me mijëra ku përveç thirrjes për revolucion, kishin një kërkesë të qartë:
Tubimi nga Tirana është shtrirë në disa qytete ne vend, ku qindra qytetarë tubuan edhe në Vlorë dhe Korçë
Një tubim u mbajt edhe në Gjermani.
Protesta në tiranë u ndoq nga afër edhe nga ambasadori i be në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili është parë duke kaluar mes turmës. (A2 Televizion)