
Qytetarë dhe aktivistë kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ndërkohë që sot shënohet dita e gjashtë e protestës, raporton A2CNN.
Tubimi i sotëm mbahet në një ditë kur kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, në Pallatin e Kulturës në Vlorë.
Protestuesit kanë shpalosur 5 kërkesat që kanë për qeverinë, ku nuk pranojnë dialog me Ramën por largimin e tij. Ata po ashtu kërkojnë edhe anulimin e investimit në Zvërnec si dhe shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të bëra së fundi në ligjin për zonat e mbrojtura.
Nga organizatorët është njoftuar se tubimi do të vijojë edhe gjatë ditëve të tjera, ku kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në sheshin përpara Kryeministrisë. (A2 Televizion)