Rama pritet të mbërrijë në Vlorë, forca të shumta sigurie pranë Pallatit të Kulturës

Nga Edi Ruçi
5 Qershor 2026, 17:26 | Politikë

Rama pritet të mbërrijë në Vlorë, forca të shumta

Kryeministri Edi Rama pritet nga momenti në moment të mbërrijë në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë, aty ku do të zhvillojë një takim me banorët e Zvërnecit.

Ndërkohë, territori është rrethuar me forca të shumta sigurie.

Në hyrje të sallës ku po zhvillohet takimi ndodhet një detektor metali që kontrollon banorët e zonës që hyjnë brenda.

Takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos