Dita e tetë, qytetarët protestë para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 20:44 | Politikë

Dita e tetë, qytetarët protestë para Kryeministrisë

Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e tetë, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Protestuesit janë mbledhur sërish pasditen e së dielës në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas ata kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos