“Ditët e Ramës janë shumë të shkurtra" Bylykbashi: Themelet e shtetit po bien një e nga një

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 18:48 | Politikë

“Ditët e Ramës janë shumë të shkurtra"

Ditët e kësaj klike me në krye Ramën janë gjithnjë e më të shkurtra. Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në nisje të protestës së dytë të opozitës para kryeministrisë. Ai u bëri apel shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar këtë qeveri.

“Ajo që po ndodh, po trondit themelet e funksionimit të shoqërisë dhe të shtetit. Kjo klikë e Ramës çdo gjë e ka bazuar në kombinimin e korrupsionit e krimit të organizuar përdorimin e shtetit për t’i vjedhur votën shqiptarëve. Është ajo që prodhoi 11 majin. Sot kjo qeverisje po e tregon në sytë e gjithë botës sesi i grabit shqiptarët. Tumori i korrupsionit të Ramës nuk ka nevojë as për skaner, as për radiografi e biopsi e shohin të gjithë si kalbëzon kjo qeverisje. Po i grabisin ditën për diell duke i parë në sy shqiptarët. Qindra milionë të inceneratorit të Tiranës, Elbasanit e Fierit. Ta ndezim revoltën e shqiptarëve për këtë që nuk është vjedhje, por po bien themelet e shtetit një e nga një”.

Gjatë fjalës së tij në protestë Bylykbashi foli edhe për EcoPark në Durrës, duke e cilësuar vjedhjen më të madhe se ajo e tunelit të Llogarasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos