“‘Djathtas për Zhvillim’ nuk del pa mandate nga kjo fushatë", Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 10:39 | Politikë

“‘Djathtas për Zhvillim’ nuk del pa mandate nga kjo

Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se 30% e shqiptarëve do të votojnë ndryshe në zgjedhjet e 11 majit, duke u shkëputur nga partitë tradicionale.

“Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi.

Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se janë bashkë dhe punojnë e bëjnë ligje për interesa të përbashkëta, me qëllimin për të ruajtur status-quo-në në politikë.

“Në mënyrë simetrike ata mbështesin njëri-tjetrin, e nuk duan lojtarë të rinj në fushë. Që kur bën këtë ligj, këtë lloj marrëveshje mes dy palëve, qytetarët duhet ta kuptojnë se këta janë bashkë. Kundërshtarë kanë ata që duan ndryshim, ky është realiteti. Mund të mos e kuptojnë të gjithë sot, për inerci do vazhdojnë të votojnë por pasaporta europiane është një mirazh bosh pa vlerë. S’shoh gjë tjetër. Nga krahu tjetër shoh premtime madhështore, por nuk e di si mund të bëhen këto punë”, deklaroi Shehi.

I pyetur për numrin e deputetëve që pretendojnë të marrin në këto zgjedhje, Shehi tha: “S’e di. Mund të marrim 1 por mund të marrim edhe 5. Por që pa mandate ne nuk dalim njëherë, ky është realiteti”.

Sa i përket fushatës që “Djathtas për zhvillim” është duke bërë duke shkuar derë më derë tek qytetarët dhe pa pompozitet mediatike, Shehi nënvizoi se kjo është mënyra më e drejtë për të kuptuar hallet e përditshmërisë së shqiptarëve.

Ne gjykojmë se kjo po që po bëjmë, kjo është për gjurmën që qytetarit i shkohet realisht atje ku është. Kjo zhurmë e madhe është dekori i politikës, ne duam ti shkojmë qytetarit me zotimin tonë dhe fytyrën tonë.  Kemi dalë me kriju jo ide më të qartë, sepse këtë qytet e njohim mirë, por duam ti bëjmë të qartë qytetarëve se nëse do vijojnë të qeverisin këta, kjo Tirana jonë do bëhet edhe më e vështirë për të jetuar. Qyteti është bërë i shtrenjtë, për të larguar të varfrit dhe për të mbajt të pasurit. Qytetarët e Tiranës para se me shku me votu mendohuni mirë. Ka ardh koha me ndryshu dhe ndryshimi për ne fillon nga 9. S’kemi për të bërë hatanë por do hedhim një hap të vogël, por përpara jo mbrapsht. I ftojmë qytetarët të votojnë numrin 9. Ne jemi “Djathtas për zhvillim”. Nuk kemi për të bërë mrekulli, por ato 5 llafe, 5 premtimet do t’i mbajmë se e kemi tregu me vite që i mbajmë. S’duam ta bëjmë ne fushatën tallava e rrena”, nënvizoi Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos