“Do shkoj në Teksas”, Berisha zbulon detaje për vizitën në SHBA

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 12:45 | Politikë

“Do shkoj në Teksas”, Berisha zbulon detaje për

Kreu i PD-së Sali Berisha zbuloi detaje në lidhje me vizitën që pritet të ketë në SHBA. Berisha tha në deklaratën e sotme për mediat se do të shkojë në Teksas, ku do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mes-mandatit.

I pyetur nga gazetarët a keni fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm në SHBA, Berisha tha: “Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”.

I pyetur a keni pasur ndonjë njoftim të orëve të fundit se kur e merrni pasaportën, Berisha u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos