"Dole foto me Edi Ramën në Himarë"- Bled Koka përplaset me Plator Nesturin: Unë nuk bëj luftë klasash

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 21:20 | Politikë

"Dole foto me Edi Ramën në Himarë"- Bled Koka

Gazetari Bledian Koka dhe politologu Plator Nesturi kanë ngritur tonet në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa diskutonin për çështjet e hetimeve të SPAK, rolin e ndërkombëtarëve dhe pretendimet për financime të paligjshme brenda opozitës.

Gazetari Koka thekoi se disa deklarata të bëra publikisht janë spekulime, duke kërkuar që të bëhet ndarja e qartë mes faktit dhe supozimit.

“Unë nuk bëj luftë klasash. Po të paktën kur citojmë faktet dhe kur spekulojmë ta pranojmë që çfarë është spekulim është spekulim dhe çfarë është fakt është fakt”, tha Koka në A2 CNN.

Në përgjigje të tij Nesturi deklaroi se këto çështje nuk do të hetoheshin po të mos ishte SPAK e mbështetja me ndërkombëtarët.

“Asgjë nuk do të ndodhte, po të mos ishte SPAK po të mos ishte mbështetja e ndërkombëtarëve”, tha Nesturi.

Koka i përmendi Nesturit se në kohën kur ishte prefekt ka dalë foto me Edi Ramën 6 muaj më parë.

“Mos mu drejto mua si anëtar kryesie të PD-së. Po të flas si analist, nuk po flas me ish-prefektin e Edi Ramës që ka bërë foto para gjashtë muajsh në Himarë. Nuk po ta bëj këtë ”, tha Koka.

Debati u përqendrua më pas te pretendimet se Belind Këlliçi ka marrë financime të dyshimta nga një Berberi. Ky pretendim sipas Kokës është spekulim.

“Pse nuk e pranon që këto janë spekulime? Unë s’kam parë asgjë. Ekziston kjo? Jepni faktet. Pa fakte, është thjesht spekulim. Se unë këto që të citova i kam parë.

 Ndërsa Nesturi iu përgjigj: Pse s'e pranon këtë? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos