
“Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar juve se sot kemi miq më shumë se kurrë. Se ju, demokratë e demokrate, opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen nuk jeni vetëm. Por, kemi mbështetje të madhe nga njerëzit e lirë në mbarë botën”.
Kështu u shpreh Sali Berisha në fjalën e tij në foltoren para Kryeministrisë, shkruan A2.
“Ai nderim që më bëri Internacionalja Demokrate e Qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj, është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)
