
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas dorëheqjes së Tonin Gjurajt nga posti i rektorit të Universitetit të Shkodrës.
Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku thekson se lajmi i “ngjall keqardhje për qytetin”.
Postimi i plotë i Marjana Koçekut:
Pak njerëz kam njohur që e kanë dashtë Universitetin e Shkodrës sa Prof. Dr. Tonin Gjuraj.
Prandaj lajmi për dorëheqjen e tij më ngjall keqardhje për qytetin tem.
Në një kohë kur universitetet kanë nevojë për personalitete me integritet, vizion dhe kurajë, largimi i tij mund të konsiderohet nji zhvillim jo i mirë.
Nuk më takon mue të komentoj arsyet e këtij vendimi. Por më takon të shpreh respektin ma të naltë për nji profesor që i ka shërby arsimit, Shkodrës dhe studentëve me seriozitet e përkushtim.
Ky vendim ka nevojë për nji reflektim institucional nga ana e universitetit, ma shumë se asnjiherë. (A2 Televizion)