Drejtësia luajti me “dy porta”? Xhafaj: Nuk erdhën në komision, kërkuan ndryshim të Kushtetutës

Nga Ervin Koçi
24 Korrik 2025, 15:03 | Politikë

Në mbyllje të mandatit Fatmir Xhafaj doli të sqaronte publikun se çfarë pune kishe bërë në 14 muaj në krye të komisionit të posaçëm parlamentar për antikorrupsion, mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit, mbledhjet e të cilit u bojkotuan jo vetëm nga opozita, por edhe nga ndërkombëtarët dhe institucionet e drejtësisë, ku për këto të fundit nuk i kurseu fjalët.

Që në ngritje, veprimtaria e këtij komisioni u stigmatizua si një tentativë për të ndryshuar ligjet e drejtësisë, por vetë drejtësia, u demaskua nga Fatmir Xhafaj si institucionet që ndryshimet i kanë kërkuar deri në nivelin e Kushtetutës.

“Ata janë të pavarur dhe detyrimi i tyre lind nga kjo pavarësi. Ne u thamë atyre që mblidhuni ju vetë me grup ekspertësh dhe bëjeni vetë një analizë. Nuk u thamë ejani ju te ne. Është e gabuar mënyra se si interpretohet. Ne nuk i detyruam as u ndërhymë në kompetenca. Në u thamë bëni analizë dhe na thoni çfarë ndryshime doni”, tha ai.

Nga 150 amendamente, një prej tyre e kanë artikuluar publikisht që lidhet me mandatin prokurorëve të SPAK, ku Fatmir Xhafaj nuk i kurseu fjalët. Mbylljen e aktivitetit parlamentar deputeti socialist e bëri duke hequr një brengë që kishte 14 maj që e mbante.

“Qëllimi ynë nuk ishte të kapnim SPAK-un apo institucionet e drejtësisë, por të hartonim dokumente që ndihmojnë integrimin”, theksoi ai. “Këto interpretimet e superkomisionit, që do kapte drejtësinë, do kapte SPAK-un, ma bëni me dije pas 14 muajve pune të Komisionit, ku gjendet në një faqe të dokumentit dhe punës? Kur të ma gjeni ma bëni me dije, se u thanë shumë gjëra”, tha Xhafaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos