Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD, vulos rezultatin e 11 majit në Elbasan

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 11:47 | Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD, vulos rezultatin e 11

Kolegji Zgjedhor ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritje të procesit zgjedhor në këtë zonë.

PD kishte kërkuar anulimin e rezultatit, duke pretenduar për parregullsi dhe manipulime gjatë procesit të votimit dhe numërimit, por Kolegji nuk i ka konsideruar të bazuara provat dhe argumentet e paraqitura nga pala ankuese, shkruan A2 CNN.

Me këtë vendim, rezultati i dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për qarkun e Elbasanit merr formë të prerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos