Përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD, Sekretariati për Etikën pranon kërkesën e PS

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 10:58 | Politikë

Përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD,  Sekretariati

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit  ka pranuar kërkesën e Partisë Socialsite dhe ka përjashtuar me 60 ditë deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, shkruan A2 CNN.

Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, Sekretariati rrëzoi kërkesën e PS për përjashtimin e tyre me 10 ditë.

Sekretariati i Etikës në Kuvend u mblodh sot online për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve  të Partisë Socialiste, por demokratët nuk janë bërë pjesë e mbledhjes së zhvilluar online.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos