Kryeministri Edi Rama për dy orë ka mbajtur të mbyllur në selinë rozë drejtuesit politik për votën e diasporës.
Secili prej tyre ka raportuar të dhënat e regjistrimit për bashkitë e qarqeve që kanë në ngarkim. Por numri i aplikuesve në KQZ me ato që synon PS është ende larg objektivit të librit të kontakteve të PS.
Për këtë arsye, Edi Rama i ka kërkuar atyre që të punojnë më shumë për të rritur numrin e diasporës së regjistruar, sidomos në ato qarqe ku numri është më i ulët.
Pavarësisht se në këtë mbledhje nuk është diskutuar, A2CNN ka mësuar se drejtuesit politik e kanë vënë në dijeni kryetarin e tyre për listat e kandidatëve pavarësisht se deri në ditën e fundit të përcaktuar në kod, ekipi socialist mund të pësojë ndryshime. (A2 Televizion)