Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e Of the Record me Andrea Dangllin, mes deputetit socialist Lavdrim Krashi dhe analistit Basir Çollaku.
Sipas këtij të fundit, votuesit nga diaspora po selektohen, gjë që u kundërshtua nga socialisti Krashi.
Gazetari Çollaku shtoi se ka shumë denoncime për refuzim të aplikimit, teksa Krashi shpjegoi të gjithë mënyrën e aplikimit dhe apelimit nga ana e disporës nëse kjo gjë ndodh.
Pjesë nga debati.
Krashi-Po flas unë dhe jo zoti Çollaku. Po nuk më le të mbaroj nuk e kupton dhe ja fusim kot.
Çollaku-Ju si ligjvënës duhet të shqetësoheni më shumë se unë. Ata njerëz që kanë një dokument dhe nuk iu jepet e drejta të votojnë. Dhe selektimi politik nuk është më sekret.
Krashi-Kush është selektimi politik
Çollaku-Është shumë e thjeshtë. Votuesit e mazhorancës, i ke varg në regjistrim. Ka denoncime masive.
Krashi-Kush ta tha? Denoncoje nëse ka raste. Ka institucione për këtë gjë. Më thua që nga 131 mijë që kanë aplikuar... Këto janë insinuata.
Çollaku-Ka denoncime me emra. Është problem i madh.
Krashi-Kjo është insinuatë. PER jep dhe arsyen e refuzimit të aplikimit. KQZ ka detyrë për të investiguar. Por më devijove bisedën. Ti thua është e vërtetë cdo gjë që thua ti.
Çollaku-Nuk ju bërtet Rama po ta pranoni o jo...
Krashi-Kujt i bërtet Rama. Kush guxon të më bërtasë mua. Je në metro.
(A2 Televizion)