Dy persona në kërkim, kanosën me armë familjarët e kandidates së PS-së në Lezhë

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 19:59 | Politikë

Dy persona në kërkim, kanosën me armë familjarët e

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së Partisë Socialiste në Dajç, Klotilda Ndreca.

Ngjarja sipas policisë ndodhi mbrëmjen e të dielës, ku Seferaj dhe Gjoka fillimisht ndoqën me dy automjete familjarët e kandidates dhe më pas i kanë kanosur me armë, për pretendime që sipas tyre lidhen me fushatën elektorale.

Policia po punon ende për kapjen e tyre ndërsa paralelisht prokuroria është duke kryer hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos