
Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato u pyet nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi për nismën ligjore të PS-së që synon ndalimin e pezullimit të ministrave nga SPAK.
Gonzato theksoi rëndësinë e mosprekjes së Reformës në Drejtësi, të miratuar në vitin 2016.
“Ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, që të mos prekin reformën e drejtësisë të vitit 2016-të, nisma të tilla. Sa i takon ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment”, tha Gonzato.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në PE, David McAllister, i pranishëm në konferencën për mediat, nuk dha një koment për këtë çështje, por u shpreh se është në një linjë me ambasadorin Gonzato. (A2 Televizion)