Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 14:38 | Kronikë

Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet

Ish-kryeparalementari i Kosovës, Kadri Veseli tha se “drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet”. "Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë... Veprimet e mia kanë qenë ligjore", ka thënë ai në fjalën përmbyllëse në seancën gjyqësore në Hagë që po mbahet kundër tij dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm.”

"Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos