“E turpshme!”, Sefa debat me Gjylin: Sa të dhimbsen artikujt e Greqisë!

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 21:09 | Politikë
 

Debati për protestën kundër projektit në Zvërnec dhe ndikimin e saj në imazhin e Shqipërisë solli përplasje në studio mes avokatit Indrit Sefa dhe pedagoges Arsejda Gjyli.

Gjatë debatit në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjyli argumentoi se shqetësimi kryesor lidhet me precedentët që mund të krijohen dhe me përfshirjen e çështjeve minoritare.

Sefa kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke mbrojtur protestën qytetare dhe duke akuzuar kritikët se po shqetësohen më shumë për reagimet nga Greqia sesa për zërin e qytetarëve shqiptarë.

DEBATI

Sefa: E di unë e di, grekët po e bëjnë!

Gjyli: Nuk them për protestën.

Sefa: Asnjë nga miqtë e mi që ka dalë aty s’ka lidhje me Greqinë. Greku i ka bërë gjithë këto “klane” të errëta!

Gjyli: Po flasim si gjeopolitikë. Nuk po themi që protesta është greke, janë shqiptarë atje.

Sefa: Duan dorëheqjen e kryeministrit.

Gjyli: Në të drejtën e tyre, por s’jam dakord për dëmin që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit të Shqipërisë.

Sefa: Asnjë dëm nuk i bëhet. Është e turpshme kjo që thuhet nëpër studio. Ju doni të protestojë vetëm një parti politike, jo qytetarët.

Gjyli: S’ka të bëjë me protestën, por me precedencën. Është ngritur çështja minoritare.

 

Sefa: Sa të dhimbsen ty artikujt e Greqisë. Shiko qytetarët e Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos