
Kryeministri Edi Rama ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për ish liderin historik të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të donte me gjithë zemër që të ishte ditën e sotme në një darkë me Fatos Nanon.
Rama ka vlerësuar figurën e të ndjerit si dhe ka sulmuar të gjithë ata që e luftuan në jetën e tij politike ndërsa pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik, sipas kryeministrit, i “qëndisën” fjalë ngushëllimi.
“I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim në një nga ato darkat e rralla të viteve të fundit në ajrin e pastruar mes nesh. Po sa të paskan dashur e admiruar. Dhe ata që s’të lanë shkop në rrota pa të bërë dhe gur pa të hedhur, mezi paskëshin pritur ta tregonin adhurimin sapo morën vesh që nuk do t’i hapje më sytë.
Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që nuk kishte të paguar. Në vend që të qeshja ca me ty sonte, mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire që nuk e imagjonova dot as kur miku ynë më shkroi se kishe hyrë në një koma të parezistueshme.
S'të mendova dot ty të shtrirë në një arkëmort për të ikur nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove deri në fund”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)
