I shoqëruar nga bashkëshortja, kryeministri Rama i bashkohet homazheve për Fatos Nanon

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 12:09 | Politikë

I shoqëruar nga bashkëshortja, kryeministri Rama i bashkohet homazheve

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, i janë bashkuar homazheve në nderim të Fatos Nanos.

Të pranishëm në këto homazhe kanë qenë eksponentë të lartë të politikës shqiptare (nga mazhoranca dhe opozita), por edhe të politikës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

A2 CNN mëson se të pranishëm në homazhe kanë qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i RMV, Izet Mexhiti, Bujar Osmani, ministra dhe deputetë të Kosovës, deputetë të PD-së si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Ndoja, Fatmir Mediu, Agron Duka, ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ish-Presidentët Bamir Topi dhe Alfred Mojsiu, si dhe shumë zyrtarë të së majtës.

Po ashtu mësohet se në homazhe kanë marrë pjesë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare, mes tyre Kryepeshkopi Joan, Baba Mondi, Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos