Nga Albin Kurti e Bamir Topi te Kryepeshkopi Joan dhe Baba Mondi, personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 11:55 | Politikë

Nga Albin Kurti e Bamir Topi te Kryepeshkopi Joan dhe Baba Mondi, personalitetet

Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS dhe ish-kryeministrin Fatos Nano.

Të pranishëm në këto homazhe kanë qenë eksponentë të lartë të politikës shqiptare (nga mazhoranca dhe opozita), por edhe të politikës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

A2 CNN mëson se të pranishëm në homazhe kanë qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i RMV, Izet Mexhiti, Bujar Osmani, ministra dhe deputetë të Kosovës, deputetë të PD-së si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Ndoja, Fatmir Mediu, Agron Duka, ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ish-Presidentët Bamir Topi dhe Alfred Mojsiu, si dhe shumë zyrtarë të së majtës.

Po ashtu mësohet se në homazhe kanë marrë pjesë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare, mes tyre Kryepeshkopi Joan, Baba Mondi, Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.

Gjithashtu bëhet me dije se të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Më pas nga ora 11:15-11:45 kanë nisur homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim. Gjithashtu fjalim mësohet se do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, shkruan A2 CNN.

Në respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.

Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos