Edvin Kulluri: Moment historik për keq. Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 21:56 | Politikë

Edvin Kulluri: Moment historik për keq. Ka dështuar e gjithë

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit tregon se ka “dështuar e gjithë opozita, bashkë me partitë e reja”.

“Nuk e prisja këtë. Nuk flas për rezultatin tim apo të partisë sonë. Është një shoqëri shumë e sëmurë, përfundimisht. Në këtë vend nuk ka më rëndësi as të kesh të drejtë, as ta kesh gabim... Nis nga politika e vazhdon deri poshtë. Nuk mundet që të dalë kryeministri të ofendojë gjysmën e shqiptarëve dhe të marrë të njëjtin numër votash. Më thoni një lider europian në samit që i thotë “çyryk” kundërshtarëve dhe votohet. Vjen ky tjetri, humb sërish dhe thotë nis revolucioni prapë pasnesër. Çfarë të them unë tani... Ky vend ka marrë fund. Është moment historik për keq”, deklaroi Kulluri.

“Ka dështuar e gjithë opozita, jo vetëm partia ime. Ka dështuar PD-ja, Ilir Meta dhe partitë e reja. Unë isha kandidat në Vlorë dhe nuk ka mundësi që të fitojë me 90% PS-ja ndërkohë që njerëzve po u marrin ujin. Votat në ato kuti i çoi një ndërgjegje jo e pastër e shoqërisë”, shtoi Kulluri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos