“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë të Greqisë, kryedemokrati Sali Berisha.
Kreu i demokratëve tregoi sfidën më të vështirë që kanë demokratët në zgjedhjet e 11 majit.
Në sallën e mbushur nga mbështetës të PD, të pranishëm ishin deputetët demokratë si dhe aleati i demokratëve Vangjel Dule.
Krah Berishës ishte rreshtuar edhe Fredi Beleri që kandidoi në zgjedhjet vendore të 2023 nën siglën e opozitës, por që nuk u betua si i tillë pasi u dënua për korrupsion në zgjedhje. (A2 Televizion)