EKSKLUZIVE! Berisha mori vulën, ambasada e SHBA tregon për A2 CNN qëndrimin e saj

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 13:00 | Politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për kërkesën e A2 CNN në lidhje me qëndrimin e saj, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Sipas asaj që shkruhet në reagimin e ambasadës për pyetjet e A2 CNN, qëndrimi në lidhje me non gratat nuk ndryshon, teksa këshillon dhe personat që bashkëpunojnë me ta.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur, sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA-së dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort te përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos