Ditën e enjte, Rithemelimi i Partisë Demokratike do të zhvillojë protestë para Kuvendit. Siç mëson A2 CNN, tubimi pritet të nisë rreth orës 10:00, kohë që përkon edhe me nisjen e seancës plenare.
Protesta thirret pas emisionit “Report” të transmetuar të dielën në Rai 3, ku televizioni italian hidhte akuza për lidhje të politikës me krimin.
Mësohet se protesta të enjten do të zhvillohet brenda sallës së seancave plenare, ku deputetët do të mbajnë fjalime vetëm për investigimin e Rai 3, ndërsa qytetarët dhe zyrtarë të tjerë të Rithemelimit do të protestojnë para godinës. (A2 Televizion)