Kryeministri Edi Rama mori pjese në edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, që u mbajt në Tiranë.
Para 210 delegacioneve, Rama tha ndër të tjera se “e drejta për informim nuk është thjeshtë një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.”
"Mendoj që kjo është sfida si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si t’i bëjmë qeveritë dhe institucionet shtetërore të mos i tremben dritës. Në këtë kontekst, dua të shtoj se e drejta për informim nuk është thjeshtë një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale. Natyrshëm kam kënaqësi të shoh përparimin e bërë nga autoritetet tona në Indeksin e Transparencës 2023 nga zyra e Komisonerit për të Drejtën e Informimit, ndërkohë jam mjaft i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë nga vijmë, e ndërkohë tregon sërish se nuk është e mjaftueshme krahasuar me aty ku duam të arrijmë."
Po ashtu, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë renditi sfidat, që sipas tij, sjell zhvillimi i teknologjisë.
“Ky bekim vjen bashkë me një mallkim. Kapaciteti që teknologjia të përdoret për qëllime keqinformimi për kaos apo konfuzion. E drejta për informim përballet me një kërcënim të madh në të njëjtën kohë kur kemi në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme. Na takon ne ta përdorim sa më mirë.” (A2 Televizion)