Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, diskutohet agjenda e javës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 10:43 | Politikë

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, diskutohet agjenda e javës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur, këtë të hënë, për të diskutuar agjendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj.

Në vijim, pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje. Në grup nuk është folur për komisionin antikorrupsion, edhe pse ai u miratua të enjten vetëm me votat e PS-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos