Endri Shabani zbulon pse koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejton Adriatik Lapaj

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 18:57 | Politikë

Endri Shabani zbulon pse koalicionin ‘Nisma Shqipëria

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, ka zbuluar në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN me gazetaren Loneta Progni përse këtë grupim partish politike nuk e drejton ai, por Adriatik Lapaj.

Shabani tha se lidhur me këtë çështje nuk ka pasur fare debat dhe është arritur dakordësia shumë shpejt, pasi sipas tij, grupi i diskutimeve kishin rënë dakord se Lapaj si më i ri dhe popullor, mund të ishte i duhuri për ta mbajtur këtë përgjegjësi.

Ai shtoi gjithashtu se personalisht ndihet i plotësuar profesionalisht dhe se e shikon politikën jo për ambicie personale, por për të bërë diçka për të ndryshuar Shqipërinë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse Adriatik Lapaj të drejtojë koalicionin dhe jo ju?

Shabani: Unë e kam ezauruar ambicien time personale, përmes karrierës profesionale. Kur kam përfunduar doktoraturën në Oksford, mendoj se jam plotësuar profesionalisht. Dhe politikës nuk i kam hyrë për t’u bërë dikushi, por si një sakrificë për të ndryshuar Shqipërinë. Unë besoj se mund të jap një kontribut për këtë. Kështu që nuk kemi pasur fare debat ne për çështje drejtimi. Dakordësia në grup ka qenë që t’ja lëmë këtë përgjegjësi Adriatikut, pasi ai është më i riu nga ne dhe duket se është edhe më popullori nga ne. Nuk kemi pasur fare debat për këtë gjë, ky ka qenë vendimi më i lehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos